“Të largohesh nga fusha, besoj se nuk përbën zgjidhjen. Duhet tolerancë zero dhe ndëshkime të ashpra kundër racizmit”.
Kështu është shprehur presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, nga Dubai, pas episodit të shëmtuar të ndodhur gjatë miqësores në “Busto Arsizio” dhe pas vendimit të Milanit për të braktisur fushën.
“Nuk mendoj se një lojtar duhet të largohet nga fusha, sepse përndryshe do të ketë skualifikim. Federata Italiane e Futbollit duhet të na raportojë ende mbi ngjarjen”.
“Ky është një argument tepër delikat, – ka shtuar Blatter, për të përditshmen “The National”. – E përsëris, nuk jam pro tolerancës ndaj racizmit nëpër stadiume, por duhet ta luftojmë këtë fenomen me të tjera metoda. E vetmja zgjidhje është të jemi tepër të ashpër me ndëshkimet, të cilat duhet të përfshijnë heqje pikësh apo diçka të ngjashme”.
“Nga ajo që ndodhi, – ka përfunduar numri 1 i futbollit botëror, – u dha një shembull se spektatorët duhet të sillen mirë, përndryshe nëse një lojtar largohet, mund ta ndjekin edhe të tjerët. Nuk mund të vazhdohet më me ofendime”.
Top Channel