Tërmet dhe tsunami në brigjet e Alaskës
05/01/2013 16:10
Një tërmet 7.7 ballë i shkallës Rihter është verifikuar mëngjesin e së shtunës në brigjet e Alaskës, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.
Sipas burimeve, tërmeti ka shkaktuar një tsunami në nivel lokal që është thithur nga bregu më i afërt me epiqendrën e lëkundjes sizmike.
Sipas qendrës amerikane për mbikëqyrjen e tsunamit, tërmeti është regjistruar në oqeanin Paqësor, me epiqendër 102 kilometra në perëndim të qytetit të Kreigut.
Ndërkohë, burimet mediatike shtojnë më tej se autoritetet lokale nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale.
Top Channel