Tenis, fitore surprizë e Hewitt mbi Federer

05/01/2013 12:10

Australiani Lleyton Hewitt, numri 60 në botë, arriti një fitore surprizë në turneun “ATP” të Brisbejnit, përballë Roger Federer.

Në finalen që zgjati pak më shumë se dy orë, australiani u imponua në tre sete, 6-1, 4-6, 6-3.

Turneu i Brisbejnit konsiderohet si një prej më të rëndësishmëve, në prag të fillimit të “Australian Open”, më vonë gjatë muajit.

Për herë të fundit, Hewitt kishte fituar një turne në vitin 2010.

Ndeshja midis këtyre dy tenistëve ishte edhe një takim midis dy veteranëve, pasi Hewitt dhe Federer i përkasin të dy brezit të vitit 1981.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta