“Sneijder kërkon një klub të madh”

05/01/2013 02:00

Sipas “The Sun”, Wesley Sneijder ka marrë një ofertë nga QPR, por lojtarit nuk i intereson ky destinacion.

Është agjenti Soren Lerby, ai që sqaron dëshirën e lojtarit të tij: “Premier League është një kampionat i fortë dhe na intereson, por jo QPR-ja. Wesley kërkon të luajë në një klub të madh”.

Situata tek Inter duhet të zhbllokohet shumë shpejt: “Brenda 10 ditëve do të kemi të reja, sigurisht që gjithçka është e çuditshme”, ka përfunduar Lerby.

Ky vendim i lojtarit mund të ketë lënë mënjanë edhe Liverpool e Tottenham, dy klube të tjera të interesuara për shërbimet e holandezit. Andrea Stamaccioni i kishte “shtrirë” dorën përpara Krishtlindjes, por Sneijder vazhdon të ruajë distancat, duke konfirmuar me fakte fjalët e shprehura në një intervistë për “De Telegraaf”. Në fillim një ditë pushim më shumë se pjesa tjetër e ekipit, më pas gripi që e mban larg stërvitjes.

Megjithatë, fjalët e Lerby nuk e habisin aspak Harry Redknapp, trajner i QPR-së, i cili ka thënë se është kontaktuar nga një agjent i Sneijder, duke iu propozuar si një alternativë për skuadrën angleze.

“Është një lojtar i madh. Por fiton 200 mijë sterlina në javë dhe dëshiron të vijë këtu?”, ka qenë reagimi i tij, sapo është informuar mbi zërat e merkatos. “Wes” duket gjithnjë e më larg Inter-it, por ku do të përfundojë?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA