SHBA, debati për tavanin e borxhit

05/01/2013 00:00

Një ndjenjë lehtesimi mbizoteron ne Washington pas marreveshjes per
shmangien e të ashtuquajturës “greminë fiskale”, që do të zhyste
Amerikës sërish në recesion.

Por problemet mes Shtepise se Bardhe dhe Kongresit nuk kane perfunduar, perkundrazi mes trye priten perballje te reja mbi shpenzimet dhe taksat. Presidenti Obama eshte fokusuar tek rritja e tavanit te borxhit per Qeverine dhe i kerkon republikaneve te mos nxjerrin pengesa ne kete drejtim.

Debati mund te nise shume shpejt, ndoshta qe muajin e ardhshem. me te gjithe gjasat, thote CNN, lufta ne shkurt ka per te qene e ashper. Legjislacioni krijon nje tjeter afat per humnere fiskale lidhur me shkurtimin e shpenzimeve qe perkon pak a shume me kohen kur do te duhet te rritet tavani i borxhit. Nje sere republikanesh jane të pakënaqur që kompromisi bëri shumë pak për të ulur shpenzimet qeveritare. Ata pretendojne se nuk ka reduktim te shpenzimeve, por shtim te borxheve me 4 miliarde dollare ne dite.

Afati tjeter eshte pas dy muajsh kur kongresit do t’i duhet të veprojë për të shmangur hyrjen në fuqi automatikisht të tkurrjes se shpenzimeve. Analistet mendojne se rizgjedhja per nje mandat te dyte i jep Obames avantazh mbi republikanët, por serish presidentit do t’i duhet te jetë më i hapur për të bërë kompromis në muajt që do te vijne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB