Një avion i vogël realizoi me sukses një ulje të detyruar në një autostradë pranë Nju Jorkut, informuan mëngjesin e së dielës mediat amerikane.
Avioni “Piper PA-28”, me tre udhëtarë në bord, u ul në një seksion të autostradës që lidh qendrën e Nju Jorkut me lagjen e Bronksit.
Për fat të pilotit, në autostadë ishte lënë një korsi e boshatisur për të kryer punimet e mirëmbajtjes dhe ai mundi të ulej pikërisht në këtë pjesë.
Asnjë prej personave të gjendur në avion nuk pësoi dëmtime.
Hetuesit po shqyrtojnë se çfarë shkaktoi këtë ulje të detyruar. Dy pistat e hetimit janë mbarimi i karburantit apo ndonjë problem në motorin e vetëm të “Piper PA-28”.
Avioni ishte nisur nga Danbury, në Konektikat, për një fluturim panoramik rreth Statujës së Lirisë.
Top Channel