Robinjo drejt rikthimit në Brazil

05/01/2013 00:00

Pas Patos edhe Robinjo është drejt rikthimit në atdhe. Në orët e vona të 4 janarit, drejtuesit e Santosit u takuan me administratorin e deleguar të Milanit në një sforco të radhës për të gjetur marrëveshjen për transferimin e tij.

Ky ishte takimi i dytë me palëve. Në të parin, që nuk u arrit asnjë marrëveshje, Santos u tërhoq duke cilësuar kërkesat financiare të Milanit si të ekzagjeruara. Por fill pas kësaj, Atletiko Mineiro, një tjetër skuadër braziliane i ofroi Milanit 9 milion euro, ndërsa lojtarit 300 mijë euro në javë.

Vec kësaj, Mineiro ofron edhe mundësinë për të luajtur në krah të Ronaldinjos në Kupën Libertadores për sezonin e ardhshëm ku Santosi do të mungojë. Megjithatë, Robinjo shprehet i vendosur të shkojë të Santosi nëse do të largohet nga Milani.

Mediat italiane flasin për një ofertë prej 10 milion eurosh për kuqezinjtë dhe e cilësojnë shitjen e sulmuesit si cështje orësh. Nëse gjithcka do të realizohet, atëherë Milani brenda pak ditëve siguron 25 milion euro nga dy shitjet “Made in Brasil”, e para ishte Pato që shkoi tek Korinthians për 15 milion euro e tani Robinjo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA