Në kundërshtim me “korin”, që ka dalë përkrah Boateng, është një ish-shok skuadre, i cili ka një tjetër mendim.
Bëhet fjalë për Clarence Seedorf, apo “Profesori” siç u njoh ndryshe gjatë karrierës së tij te Milan, sot te Botafogo në Brazil, për të cilin ishte një veprim i gabuar largimi nga fusha.
“Po, ai dha një sinjal, jam dakord. Por kjo gjë ka ndodhur më shumë se sa një herë, nuk besoj se i ka ndryshuar gjërat. Ishte e nevojshme të identifikoheshin personat ‘non grata’ dhe t’i nxirrje jashtë stadiumit. Më pas, 90% e publikut do të kishte shijuar spektaklin”, ka thënë ai.
“Jemi duke i dhënë rëndësi një grupi të vogël, që me sjelljen e tyre ka provokuar gjithë këtë situatë. Nëse Boateng do të ishte në gjendje të identifikonte si përgjegjëse një pjesë të tifozerisë në stadium, atëherë duhej të ishin nxjerrë të gjithë ata jashtë. Çështja duhej të ishte zgjidhur në këtë mënyrë”, shtoi ai.
Top Channel