Franca gjobit Shein me 10,000 euro, i kërkon të verifikojë moshën e klientëve Vajzën e gjakosur e kishte vendosur vetë në furgonin e policisë sepse
policët nuk e preknin me dorë. Përveç kësaj kishin pritur për një kohë
të gjatë në rrugë mbërritjen e forcave të rendit. Një reagim i ngadaltë,
një mungesë e theksuar gadishmërie nga ana e tyre e madje as kalimtarët
në rrugë nuk kanë ndaluar t’i ndihmojnë.
Rrëfimi i dhimbshëm i 28-vjeçarit që ishte bashkë me vajzën e përdhunuar në autobusin e Delhit në 16 dhjetor, tregon veç të tjerash se ndoshta nëse do të ishte cuar në spital në kohë, shanset e saj per mbijetese do te kishin qene me te medha.
Djali, emri i te cilit nuk eshte bere publik, rrefeu ne nje interviste televizive sesi ishin ngjitur ne autobus e kishin paguar parate, me pas personat aty kane nisur t’i ngacmojne duke perfunduar ne dhunen e tmerrshme, qe te riun e kish lene pa ndjenja. Dritaret e mjetit kishin perde e xhama te lyer dhe njerezit jashte nuk mund te shikonin çfare ndodhte brenda. 28-vjecari mendon se grupi i personave te akuzuar per perdhunimin dhe vdekjen e studentes 23 vjece, kishin ngritur nje kurth. ata po prisnin rastin, eshte shprehur ai. ne u perpoqem t’i rezistonim, ajo madje tentoi te me shpetonte e u rrek t`i telefononte policise, por ia rrembyen telefonin nga dora. Ai po keshtu rrefen si u hodhen nga autobusi te zhveshur e të gjakosur e tentuan edhe t’i shtypnin.
“Na hodhen ne rruge ne kohen qe autobusi po ecte e u perpoqen gjithashtu te na shtypnin. Qendruam aty per nje kohe te gjate me shpresen se dikush do te na ndihmonte. I deshperuar per ndihme, tentova te ndaloj makinat e motocikletat qe kalonin andej, por askush nuk ndalonte. Me ne fund, dikush u afrua dhe lajmeroi policine. Ata erdhen e verdalloseshin. Autoambulanca u vonua. Gjendja e shoqes time po perkeqesohej gjithmone e me shume per shkak te hemoragjise”, rrëfen i riu.
5 personat e akuzuar per krimin e rende, rrezikojne denimin me vdekje nese shpallen fajtore. I dyshuari i gjashte pritet te dale perpara nje gjykate per te mitur. Jehona e ngjarjes vazhdon te shkaktoje indinjate ne Indi. Dy persona kane me shume se 10 dite ne greve urie, nje tjeter forme proteste per te kerkuar drejtesi per viktimen 23-vjeçare dhe denim kapital per agresoret.
Top Channel