
Në pritje për të vendosur për të ardhmen e Robinjos, i kërkuar nga Atletiko Mineiro dhe Santosi, Milani po mendon për emrin apo emrat që do të mbushin boshllëkun e lënë prej tij në repartin e sulmit.
Pistat Drogba dhe Osvaldo u dogjën nga vetë presidenti Berluskoni, ndërsa alternativa e përfolur së fundmi është juventini Matri, i parapëlqyer edhe nga trajneri Allegri. Bardhezinjtë janë të gatshëm të lënë të lirë sulmuesin e tyre nëse në Torino do të mbërrinte që në këtë merkato Llorente.
Mediat italiane dhe ato spanjolle flasin për një marrëveshje të mundshme mes Juventusit dhe Atletikos së Bilbaos. Për t’u siguruar që në organikë të mos ketë mungesa, “Djalli” po shqyrton edhe mundësinë Zarate. Sulmuesi është “harruar” nga trajneri Petkovic tek Lacio.
Top Channel