Vizitat “turistike” me makinat shtetërore, si një formë e abuzimit me pushtetin, u vendosën në qendër të zërit kritik te së përditshmes “Tribuna e Kosovës”.

Në një artikull publikuar këtë të dielë, gazeta shkruante se “bregdeti shqiptar dhe ai malazez nuk pretendohet të ketë arsye të vizitohet ndonjëherë zyrtarisht nga autoritet shtetërore të Kosovës. Por, atje shpesh ka ndodhur që të parkohen vetura zyrtare të shtetit”.

“Resurset që ndërton shteti nuk pretendohet që të shfrytëzohen nga partitë politike, por në të gjitha zgjedhjet e deritanishme, liderët e partive në pushtet kanë udhëtuar cep më cep të Kosovës me vetura zyrtare”, akuzon artikulli.

“Presidentja, kryeparlamentari, kryeministri edhe në udhëtimin më të shkurtër të tyre përcillen nga tre e më shumë vetura. E njëjta gjë ndodh edhe me ministrat, duke trefishuar shpenzimin edhe për udhëtimin më të shkurtër. Njëjtë përcillen edhe të gjithë ministrat e zëvendësministrat që Qeveria i aktuale i ka më dhjetëra”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA