Indi, shembet ndërtesa, 14 të vdekur

05/01/2013 08:50

Një godinë në ndërtim u shemb, duke vrarë 14 persona në perëndim të shtetit indian të Goas.

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar, pasi me dhjetëra persona dyshohet të kenë mbetur në rënoja, raportuan të dielën mediat ndërkombëtare.

Të paktën 40 persona, shumica e të cilëve punëtorë, besohet se ndodheshin në sheshin e ndërtimit.

Autoritetet nuk bëjnë ende të njohur pistat e tyre të hetimit mbi arsyen e kësaj shembje.

Siguria e ndërtimeve është shndërruar në një problem kyç në Indi, një vend që po përballet me një bum ndërtimesh në dekadën e fundit.

Në Shtator 2013, një ndërtesë 4-katëshe u shemb papritur në Mumbai, duke i kushtuar jetën 42 banorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA