Franca gjobit Shein me 10,000 euro, i kërkon të verifikojë moshën e klientëve Zyrtarët venezuelianë deklarojnë se presidenti Hugo Chavez mund të nisë detyrën në mandatin e ri 6-vjeçar në krye të vendit edhe nëse sëmundja nuk e lë që të kryejë betimin të përcaktuar për ditën e enjte në javën që vjen.
Zv.presidenti Nicolas Maduro doli në një konferencë për mediat duke lexuar një paragraf të kushtetutës vendase, që sipas tij përcakton qartë se Chavez mund të kryejë betimin para Gjykatës Supreme në një datë të mëvonëshme.
Por opozita kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale me pretekstin se presidenti i dalë nga zgjedhjet e fundit nuk është në gjendje të kryejë funksionet e tij. Për zv.presidentin Maduro, thirrjet e opozitës për zgjedhje nuk kanë vend pasi kushtetuta nuk e thotë këtë.
Hugo Chavez ndodhet prej javësh tashmë në terapi intensive kundër kancerit në Kubë. Ai iu nënshtrua operacionit rreth një muaj më parë dhe që prej atëherë nuk është parë më në dalje publike. E sikur të mos mjaftonte kjo, ditët e fundit qarkulloi lajmi se presidenti venezuelian vuan edhe nga një infeksion në mushkëri.
Top Channel