Një mace është “arrestuar” nga policia e Brazilit, për shkak se fuste mallra kontrabandë për të dënuarit në një burg.
Sipas mediave braziliane, bashkëpunëtorët e të dënuarve i ngjisnin mallrat me ngjitëse në trupin e maces dhe e fusnin atë në burg për t’ua kaluar ato të burgosurve.
Macja, kryesisht e bardhë, u vu re nga rojet teksa kalonte portën kryesore të burgut në qytetin Arapiraka, në shtetin e Alagoasit.
Objektet e konfiskuara nga policia janë punto për trapan, dosje, celularë, karikues, si dhe kufje për telefonat. Burgu në fjalë mban brenda mureve të tij 163 të dënuar.
“Është e vështirë të zbulosh se kush është përgjegjës për këtë, pasi macja nuk flet”, ka deklaruar një zëdhënës i institucionit.
Autoritetet kanë thënë gjithashtu se, objektet mund të përdoreshin për të planifikuar arratisjen ose për të komunikuar me kriminelë jashtë qendrës së burgimit.
Top Channel