Borussia, në kërkim të një “Lewandowski” të ri

05/01/2013 11:55

Borussia e Dortmundit është vënë në kërkim të një “Lewandowski” të ri, pasi sulmuesi polak firmosi kalimin e tij tek Bajerni në fund të këtij sezoni.

Drejtori i përgjithshëm i Borussias, Hans-Joachim Watzke, konfirmoi për shtypin gjerman se 25-vjeçari do të zëvendësohet dhe se tashmë klubi po kërkon në mënyrë intensive një golashënues të ri.

“Largimi i Lewandowskit nuk ishte befasues, por pjesë e një procesi tërësisht normal”, deklaroi 54-vjeçari Watzke për “Bild am Sonntag”.

“Gjatë javëve të fundit ishte bërë e qartë që ai do të largohej dhe se cilit klubit do t’i bashkohej. Aktualisht, drejtori ynë sportiv, Micheal Zorc, është i angazhuar me identifikimin e një alternative të re për sulmin. Personalisht, nuk kam as dyshimin më të vogël që Borussia do të qëndrojë në nivelet më të larta edhe pa Lewandowskin”, shtoi Watzke.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta