Franca gjobit Shein me 10,000 euro, i kërkon të verifikojë moshën e klientëve
John Boehner u rizgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan me “një grusht” votash më shumë se sa rivalja demokrate Nancy Pelosi.
Boehner i mbijetoi një rebelimi në radhët e konservatorëve të linjës së ashpër që e kundërshtojnë atë për lëshimet e bëra karshi presidentit Obama në lidhje me paketën fiskale.
Rezultati i votimit ishte 220 me 192. I gjithë procesi u shoqërua me tensione të larta. Në sallë kishte anëtarë republikanë që thërrisnin emra të tjerë që nuk ishin fare në listën e kandidatëve për kryetarë të Dhomës së Përfaqësuesve, si Asafa Powell apo Allen West, një mbështetës i lëvizjes Tea Party.
Votimi i fundit tregoi që pozita e Boehner në krye të republikanëve në Kongres është lëkundur ndjeshëm. Këtë herë ai i mbijetoi votëbesimit, por sfida të mëdha e presin përpara.
Boehner-it iu desh të mbështetej tek demokratët për të siguruar kalimin e paktit fiskal, gjë kjo që shkaktoi pakënaqësi brenda llojit, ndërkohë që brenda pak muajsh pritet të diskutohet po në këtë dhomë edhe rritja e kufirit të borxhit ku sërish priten debate të ashpra mes republikanëve dhe demokratëve.
Top Channel