Berluskoni synon aleanca të gjëra

05/01/2013 00:00

Berluskoni pranon një koalicion të gjërë në zgjedhjet e muajit shkurt, por pa kryeministrin në ikje, Mario Monti.

Kjo ishte deklarata e “Kavaljerit” dhënë për “Corriere della Sera”. Ish-kryeministri thotë se kanë nisur kontaktet mes partisë së tij, PDL dhe Ligës së Veriut dhe brenda ditës së dielë pritet një rezultat pozitiv prej tyre. Ai thotë se mirëpret edhe forca të tjera në koalicion, mjafton që ato të mos mbështesin Montin.

Rikthimin e tij në politikë, Berluskoni ia faturoi gjendjes së vendit dhe partive të djathta që rrezikonin të shkonin të përcara në zgjedhje nëse ai nuk do të rikthehej. Ndërsa duke folur për vendimin e marrë më shumë se një vit më parë për t’u dorëhequr “Kavaljeri” sqaron se ishte një vendim i kushtëzuar nga përcarja e PDL-së pas largimit të Finit.

Ky i fundit është pjesë e koalicionit të partive të qendrës dhe mbështetës i Montit. Partitë e qendrës dhe kryeministri italian arritën marrëveshjen ditën e premte për të dalë në zgjedhje me 3 lista, përvec asaj për Senatin që do të jetë e unifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB