
Nasser al-Khelaifi, sheiku i PSG-së ka hedhur poshtë të gjithë zërat që qarkullojnë në muajt e fundit për bisedime mes klubit të tij dhe trajnerit portugez të Realit të Madridit, Jose Mourinho.
“Besoj se Mourinho u përgjigj mjaft qartë për të ardhmen e tij duke deklaruar se dëshiron të fitojë një Champions League në Madrid. Mendoj se kjo është e qartë dhe nga ana tjetër ne kemi Ancelotti-n dhe unë kam besim të plotë tek ai”, deklaroi sheiku arab i pyetur nga mediat.
Një tjetër temë që preku padroni i PSG-së ishte edhe merkatoja dhe sidomos vërtetësisë së interesimit të klubit të tij për Cristiano Ronaldo. Ronaldo luan për Realin e Madridit, tha ai – Unë e respektojë shumë këtë klub dhe presidentin e tij, ndaj nëse do të duam të marrim Ronaldon, më parë do të bisedojmë me Realin dhe drejtuesit e tij.
Top Channel