Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Keni dëgjuar për zbardhje dhëmbësh për të pasur një buzëqeshje sa më tërheqëse, por femrat në Senegal dinë një mënyrë tjetër: nxirjen e mishit të dhëmbëve me anë të tatuazhit.
Vajzat e vendit afrikan thonë se paraardhësit e tyre e kanë praktikuar këtë metodë që jep një buzëqeshje më të bukur, mbron mishrat e dhëmbëve dhe largon erën e keqe të gojës.
Kjo procedurë është bërë publike pasi një video është hedhur në rrjet. Një grua me emrin Marieme nxin mishrat e dhëmbëve në një seancë shumë të dhimbshme që është klikuar nga rreth 20 mijë persona.

“Nuk ja rekomnadoj askujt. Është një torturë e vërtetë”, thotë vajza pasi mbaron, por po e njëjta video tregon se pas disa ditësh ajo është shumë e lumtur me rezultatin.

Gruaja që bën tatuazhe të tilla theksoi: “Kjo ka qenë një traditë e femrave të vendit tonë, por kohët e fundit ka rënë interesi. Femrat nuk duhet të kenë mishra dhëmbësh të kuq. Një buzëqeshje e bukur tërheq meshkujt.”

Top Channel