Janë plot 245 të arrestuar në 6 vende të ndryshme, pjesa më e madhe në Amerikë, me akuzën e prodhimit dhe shitjes online të materialeve pedo-pornografike, me të paktën 123 viktima minorenë si dhe fëmijë 2-vjecarë.
Janë këto shifrat e operacionit “luledielli”, kështu është quajtur hetimi i ndërmarrë nga agjentë federalë të Emigracionit dhe Doganave. Për momentin, hetuesit nuk kanë dashur të bëjnë të ditur vendet e përfshira, por disa prej të arrestuarve janë ndjekur edhe në Meksikë.
Pjesa më e madhe e 123 fëmijëve janë amerikanë, rreth 12 prej tyre jetonin jashtë vendit. 44 prej tyre janë liruar menjëherë nga “kthetrat” e shfrytëzuesve. Përhapja e madhe në internet e ka bërë shumë më të lehtë këtë krim kaq dramatik. Në disa prej rasteve të këtij hetimi, abuzimi me minorenët transmetohej drejtpërdrejtë në web.
Top Channel