Monti zbulon sloganin elektoral

04/01/2013 00:00

Pas vendimit të marrë në ditet e fundit të 2012-ës për të kandiduar për kryeministër të Italisë, Mario Monti dhe forcat politike të qendrës kanë rënë dakort edhe për modalitetet e tjera, vecanërisht për listat me kandidatë.

Ka qenë vetë kryeministri në largim, Mario Monti ai që në një konferencë për shtyp ka bërë publike marrëveshjen e arritur mes partive të koalicionit që ai udhëheq. Vec të tjerash, ai tha se kandidatët duhet të plotësojnë edhe disa kritere shtesë, si mospasja e precedentëve penalë, konflikte interesi apo lidhje me mafian.

Mes UDC, FLI dhe Mario Montit është rënë dakort që në zgjedhje të dilet me 3 lista, njëra e propozuar nga shoqëria civile (jo emra deputetësh apo politikanësh aktualë) dhe dy të tjerat të propozuara nga dy partitë kryesore të koalicionit, UDC dhe FLI e Finit.

Përjashtim do të bëhet për listën sa i përket kandidatëve të Senatit, ku do të konkurohet vetëm me një të tillë me sloganin “Me Montin për Italinë”, ndërsa slogani që do të përdoret në fushatën për Dhomën e Ulët do të jetë “Me Montin për Italinë – një zgjedhje qytetarie”. Për Dhomën e Ulët do të aplikohen 3 lista të dala nga ky koalicion. Lista e parë do të jetë “lista Monti” e shoqëruar më pas nga dy listat e partive UDC dhe FLI.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB