Mandati i dytë i Obamas

04/01/2013 00:00

Mandati i dytë i presidentit amerikan, Barack Obama do të nisë më 21 janar. Kongresi u njoh zyrtarisht të premten me rezultatin e zgjedhjeve të fundit.

Ishte zv.presidenti Joe Biden ai që u komunikoi ligjvënësve amerikanë verdiktin e zgjedhësve. Pas këtij hapi më 20 janar do Obama do të kryejë betimin në Kongres, ndërsa më 21 janar, që njihet ndryshe edhe si “Dita e Inaugurimit”, Obama do të hyjë zyrtarisht në mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Obama u rizgjodh president pas fitores së 6 nëntorit përballë rivalit republikan, Mitt Romney. Fushata e ashpër elektorale u karakterizua nga sulme dhe kundër-sulme sa i përket programeve respektive ekonomike, por edhe politikës së jashtme për të cilën republikanët akuzojnë demokratët se janë treguar më pak agresivë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB