Mali, bombardime të reja të avionëve francezë

04/01/2013 00:00

Avionet luftarakë francezë kanë bombarduar objektiva në veri të Malit,
në vazhdën e përpjekjeve për të marrë nën kontroll edhe fortesën e
fundit të rebelëve, Kidalin pas një ofensive tre javore.

30 avionë morën në shënjestër terrenet stervitore te militanteve si dhe qendrat e komunikimit perreth Tessalit -nje zone malore ne afersi te kufirit me Algjerine. Presidenti francez Francois Hollande eshte zotuar te ndihmoje ne rimekembjen e Malit pasi rebelet qe kontrollojne veriun e tij te jene mposhtur perfundimisht.

Megjithate ekziston frika se edhe po u zbrapsen tani, militantet mund te rigrupohen me vone ne malet prane Kidalit.

Besohet se ne zonat e kontrolluara nga militantet ka edhe disa civile franceze te mbajtur peng, cka e ben situaten edhe me delikate. Sipas ministrit te Jashtem francez Laurent Fabius, sulmet ajrore kishin per qellim te shkaterronin bazat dhe depot e rebeleve. Nuk mund te rezistojne per nje kohe te gjate nese nuk kane rezerva te tjera, citohet te kete thene ai. Edhe pse trupat franceze moren aeroportin e Kidalit te merkuren, kryengritesit e grupit tuareg qe luftojne per nje Atdhe te vetin ne veri te Malit, vazhdojne ta kene qytetin ne duart e tyre.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB