Foto+ Video/ Fermerët grekë vazhdojnë protestat, bllokojnë disa akse kryesore rrugore
Gjykata Kushtetuese e Hungarisë rrëzoi ligjin e shumëdebatuar elektoral
që kritikët e konsideronin favorizues të partisë në pushtet, Fidesz.
Gjykata kundershtoi kerkesen qe votuesit te regjistroheshin jo me vone se 15 dite perpara votimit. Edhe disa pjese te tjera te tij u cilesuan po keshtu anti-kushtetuese. Per partine konservatore Fidesz te Kryeministrit Viktor Orban, qe dominon parlamentin e vendit, kjo ishte nje goditje e forte.
Fideszi u detyrua vitin e kaluar te ndryshonte disa ligje te tjera mes presioneve te medha te bashkimit europian per standarde demokratike. Pas vendimit te gjykates, kreu i grupit parlamentat te Fideszit, Antal Rogan deklaroi se sistemi i ri i regjistrimit te votuesve nuk do te hyje ne fuqi per zgjedhjet e pergjithshme te 2014-s.
Ligji i ri elektorak u aprovua ne Parlament ne muajin nentor pa mbeshtetjen e opozites dhe presidenti Janosh Ader ia dergoi Gjykates Kushtetuese. Kjo e fundit doli ne perfundimin se ai i kufizon te drejtat e zgjedhesve ne nje mase krejtesisht te pajustifikueshme.
Top Channel