Liderët e Sudanit, takim në Etiopi
04/01/2013 08:50
Liderët e Sudanit dhe Sudanit Jugor do të takohen për të sheshuar mosmarrëveshjet mes tyre që për pak çuan në nisjen e luftës pasi Jugu shpalli pavarësinë në vitin 2011.
Presidenti Omar al Bashir i Sudanit dhe Salva Kiir i Sudanit Jugor do të diskutojnë se si mund të shpejtojnë implementimin e marrëveshjes mbi kufirin që kanë arritur në shtatorin e kaluar.
Takimi do të zhvillohet në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa.
Tensionet mbi naftën dhe sigurinë kombëtare për pak sa nuk bënë që të niste lufta mes dy vendeve në prillin e vitit 2012, por qeveritë perëndimore urdhëruan tërheqjen e menjëhershme të trupave ushtarake nga kufiri.
Top Channel