Hugo Chavez, presidenti i Venezuelës, po vuan nga disa komplikacione që janë shkaktuar nga një infeksion në mushkëri pas operacionit.
Në një komunikatë për shtyp, Ministri i Informacionit Ernesto Villegas tha se infeksioni ka shkaktuar probleme në frymëmarrje për liderin e vendit.
Presidenti nuk është parë në publik që kur kreu operacionin në Havana duke shtuar spekullimet mbi gjendjen e tij reale shëndetësore
58-vjeçari u operua për herë të katërt si pasojë e kancerit që po vuan në datën 11 dhjetor në Kubë. Ministri i Informacionit ishte i fundit nga aleatët e tij që u ka bërë thirrje popullit të mos besojë “gënjeshtrat” që thuhen mbi shëndetin e Chavez.
Villagas tha: “Kjo është një luftë psikologjike që bëjnë mediat, të cilat kanë si qëllim të vetëm destabilizimin e qeverisë”.
Hugo Chavez duhet të betohet në mandatin e katërt radhazi presidencial në 10 janar, por tashmë asgjë nuk është e sigurtë.
Top Channel