Ish-bosi i Formula 1 dhe e shoqja e tij mahnitëse, Elisabetta Gregoraci, janë fotografuar teksa shëtisnin së bashku me djalin e tyre, Falco Nathan, dhe një mik të ri të familjes.
Duket se ngjyra e verdhë është e preferuara e ish-modeles së Wonderbra, i e cila kishte veshur një bikini të ngjashëm në formë rripi edhe një ditë më parë.
Me një udhëzues të marrë në bregdetin kenian, ata shijuan gjithashtu edhe disa njohuri kulturore të dhëna nga një banor i zonës.
Megjithatë, mamaja modele nuk duket se e ka shijuar mjaftueshëm, pasi mbante për dore të voglin e saj, e shpesh herë edhe mbi supe, gjatë shëtitjes në rërë.
Në T-shirt, që mbante veshur Falco, ishte shkruar dicka tërheqëse, sidomos për nënën e tij Elisabetta.
Me frazën “Viva la Mamma” të stampuar përpara, djali i vogël i thur lavde nënës së tij, por, duke qenë se ai është vetëm 2 vjec dhe nuk mund të bëjë vet blerje në dyqan, është e kuptueshme se këtë “lavdërim” e ka bërë vet Elisabetta.
Top Channel