Foto+ Video/ Fermerët grekë vazhdojnë protestat, bllokojnë disa akse kryesore rrugore Shërbesa të posaçme fetare po mbahen në disa pjesë të Brazilit në kujtim
të 237 personave që humbën jetën nga zjarri në një klub nate të qytetit
jugor Santa Maria. Pjesa me e madhe ishin studente. Këmbanat e kishës
së qytetit ra për çdo herë që prifti lexonte emrin e një vikime.
Vetem ne meshen e mbajtur ne Santa Maria, moren pjese te pakten 4.000 vete, ndersa perpara klubit te shkaterruar nga flaket, njerezit u luten ne heshtje. Vdekjet shkuan ne 237 te dielen pasi nje i ri 22-vjecar nderroi jete nga djegiet qe kishte marre.
Mbi 100 vete jane ende te shtruar ne spital. Autoritetet thone se fatkeqesia qe pasoje e fishekzjarreve te perdorura ne skene gjate performances se nje grupi muzikor. Zjarri u perhap me shpejtesi mbi tavanin e klubit qe ishte i mbuluar i gjithi me shkume izoluese per te zbutur zhurmen. Ambienti kishte vetem nje dalje e ishte mbushur me njerez mbi kapacitetin e tij. Lidhur me këtë tragjedi janë ndaluar 4 persona, mes tyre pronari i klubit dhe dy nga pjesetaret e grupit ne fjale.Kryebashkiaku i Santa Marias deklaroi se ka ndermend ta godinen e shkaterruar nga flaket, ne nje perkujtimore per viktimat.
Top Channel