Një ish-drejtues i ushtrisë turke, ish-shefi i shtabit gjenerali Ismail Hakki Karadayi, u arrestua ditën e enjte për pjesëmarrjen e tij në një grushtin e shtetit që rrëzoi një qeveri pro-islamike në vitin 1997.
Gjenerali Karadayi u ndalua në shtëpinë e tij në Stamboll dhe u shoqërua në kryeqytetin Ankara, për t’u marrë në pyetje.
Ai besohet se luajti një rol aktiv në të ashtuquajturin “revolucioni post-modern”, pasi asnjë ushtar nuk u përfshi në të.
Si rrjedhojë e puçit, kryeministri i kohës, Necmettin Erbakan u detyrua të jepte dorëheqjen dhe u zëvendësua nga një qeveri civile.
Në muajin maj, gjashtë gjeneral të tjerë u arrestuan dhe u ngarkuan me akuza në lidhje me grushtin e shtetit.
Sipas “BBC”-së, arrestimi i Karadayit ishte përfolur prej kohësh.
Top Channel