Sneijder qendron tek Interi?

03/01/2013 00:00

Lajme pozitive nga kampi zikaltër. Wesley Sneijder i është bashkuar skuadrës së Interit, megjithëse në ditën e parë të stërvitjes nuk ka marrë pjesë për shkaqe shëndetësore.

Bashkimi i tij me skuadrën pas festave të fundvitit shihet si një sinjal që fantazisti holandez do të vazhdojë të jetë pjesë e zikaltërve. Një tjetër fakt pohues për këtë është edhe mesazhin i lënë në Twitter nga bashkëshortja e tij, Yolanthe Cabau.

“Shtëpi e ëmbëla shtëpi! Milano të dua!”, shkruajti ajo në rrjetin social sapo vuri këmbë në qytetin italian.

Do të qendrojë apo jo? Kjo do të mësohet vetëm në mbyllje të kësaj merkatoje, por ajo që vlen të përmendet, është se në të shkuarën, zonja Sneijder nuk i ka kursyer kritikat ndaj drejtuesve të Interit dhe disa herë ka shprehur dëshirën për të ndryshuar ambient.

Ndërkohë, Interi zyrtarizoi edhe blerjen e Tomaso Rocchit nga Lacio. Sulmuesi veteran shihet si një përforcim i duhur për të zëvendësuar Militon, pse jo ndoshta edhe për t’i zënë atij vendin e titullarit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta