La Liga, autogoli i Ronaldos mposht Realin

03/01/2013 08:45

Reali i Madridit pësoi një ndalesë të papritur në fushën e modestëve të Granadës, në ndeshjet e javës së 22 të Primera Division.

Vendimtar për fatet e takimit, këtë herë për të keq, ishte Cristiano Ronaldo, protagonisti i një autogoli spektakolar në mesin e pjesës së parë.

Në një goditje këndi, në minutën e 22’, pas një harkimi në zonë, portugezi në tentativë për të spastruar zonën me kokë, në mënyrë të gabuar shënjestroi shtyllën e dytë të portës së tij, duke shmangur portierin Lopez dhe mbrojtjen e madrilenëve.

Minutat e tjera të ndeshjes folën për një rezistencë heroike të vendasve, që u vendosën nën presion të vazhdueshëm, nga një Real që pavarësisht se rrezikoi sidomos me Higuain dhe Callejon, nuk arriti te dukej ne asnje moment se mund te fitoren ndeshjen dhe u shfaq “i shuar” fizikisht.

Një rezultat i tillë vendos edhe më shumë presion mbi trajnerin Mourinho, pozitat e të cilit në Madrid duken gjithmonë e më pak të qëndrueshme, ndërsa ekipit duket se nuk i përgjigjet më.

Barcelona, e cila luan sot ne fushen e Valencias, ne rast fitoreje do te shkeputet serisht ne 18 pike avantazh ndaj Realit, ne renditjen e kampionatit spanjoll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA