Një 105-vjeçare u nda nga jeta të nesërmen e Krishtlindjeve, vetëm pak muaj përpara se ajo u përfshi, së bashku me të motrën, në librin e rekordebe “Guiness” si çifti i motrave më jetëgjata në botë.
Lajmi u publikua ditën e enjte në të përditshmen britanike “Daily Mail”.
Motra e saj 108-vjeçarja Dorothy Richards vazhdon të jetojë në një shtëpi të kujdesit për të moshuarit në Britaninë e Madhe.
Ne foto: Dy motrave i dorezohen certifikatat e rekordit “Guiness”
Të dy motrat, që përjetuan në jetën e tyre Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, si dhe të gjithë Luftën e Ftohtë, jetuan së bashku 213 vjet, e tre muaj dhe 27 ditë, një jetëgjatësie e pasfiduar nga asnjë çift tjetër motrash apo vëllezërisht në botë.
Dy motrat me jetegjata ne bote, perpara nje ceremonie martesore ne vitin 1927
Rekordi i tyre u njoh zyrtarisht nga “Guiness” në qershor 2012 dhe u regjistrua përfundimisht me vdekjen e 105-vjeçares.
Motra ende në jetë, Dorothy, tashmë mund të vazhdojë e vetme rrugën e saj drejt rekordit absolut të jetëgjatësisë në botë, mbajtur nga një franceze e cila ndërroi jetë pas mbushi 122 vjeç.
Motrat ne vitin 1946
Top Channel