Interit i duhen edhe dhjetë pikë, ka një kalendar të favorshëm dhe Sudetto tashmë është shumë pranë
Më shumë se 67 mijë veta kanë votuar për futbollistin më të mirë të vitit 2012, në faqen e Serie A në Facebook. Fantazisti i bardhezinjve, Andrea Pirlo, ka kryesuar me rreth 100 vota më shumë se El Shaarawy. Në pod është ngjitur edhe Cavani.
7 gola ka shënuar me Juventus, ka dhënë asiste gjeniale si dhe ajo penallti në formë parabole, e cila ëmbëlsoi natën mes 24 dhe 25 qershorit të italianëve. Për më shumë, kihet parasysh titulli kampion dhe Superkupa e Italisë, e të gjitha këto përbëjnë atë vit 2012, të magjishëm, për Pirlon. Këtë verdikt kanë dhënë tifozët, të cilët kanë votuar në sondazhin e faqes zyrtare të Serie A në rrjetin social Facebook.
Kanë shprehur preferencën e tyre gati 67 mijë persona: mesfushori juventin grumbulloi 13,292 vota. Kthesa e madhe, me pothuajse 1 gol për ndeshje që prej shtatorit, ka ngecur vetëm në hapat e fundit të “lavdisë” për sulmuesin e Milan-it (100 vota më pak), aktualisht golashënuesi më i mirë i Serie A. Në vendin e tretë, më i distancuar nga dy vendet e para, është klasifikuar Edinson Cavani, me 5,669 vota.
Në krahasim me “Faraonin”, duhet thënë se Pirlo e ka merituar këtë çmim simbolik pak më shumë, për shkak të vazhdimësisë së treguar. Andrea e mori mbi shpatulla Juventus-in edhe gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar, në luftën për titull, duke shënuar golin e parë bardhezi kundër Catania-s, teksa edhe sivjet e ka nisur fuqishëm, duke shënuar që ndaj Parma-s, përveç se ka fituar zemrat e tifozëve në “Juventus Stadium”, me pikën e tij më të fortë: asistet.
Gjatë vitit kalendarik 2012 numërohen plot 7 gola, shumica e të cilave kanë ardhur nga specialiteti i tij, goditjet e dënimit. I rëndësishëm në këtë votim ka qenë edhe Europiani, si dhe ajo penallti alla-Totti kundër Anglisë. Nëse verdikti i finales së Kievit do të kishte qenë ndryshe, ndoshta tani Pirlo do të ishte mes 3 të parëve pretendentë të “Topit të Artë”.
Top Channel