Ibra: Në Paris ndihem 10 vite më i plakur

02/01/2013 00:00

Nga Doha, ku ndodhen të grumbulluar lojtarët e PSG-së, Ibrahimovic i thur elozhe të sapoardhurit Lucas: “Është një lojtar fantastik, shumë i shpejtë. E njoh, sepse e kam patur kundërshtar me Suedinë, – ka thënë golashënuesi më i mirë i Ligue 1. – Do t’i japë një ndihmë të madhe skuadrës”.

Më pas, bën një bilanc për aventurën e tij në Francë: “Në 3 muaj jam plakur pothuajse 10 vite. Më është thënë se këtu do të hasja më pak presione, por nuk është kështu. Flitet shumë për ne, kjo do të thotë se jemi tepër të rëndësishëm”.

“Të shënoj gola është detyra ime, por përkrah meje në skuadër kam kolegë të mëdhenj, të cilët më ndihmojnë shumë, – ka vazhduar Ibra. – Është e vërtetë, kam shënuar shumë gola që nga ardhja ime në Paris, shpresoj që të vazhdoj kështu. Në 2013-ën dua që statistikat e mia të jenë sërish të mira. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, edhe skuadra më e fortë mund të humbasë. Jemi vetëm në fillim të projektit tonë, duam të fitojmë çdo gjë dhe të shkruajmë historinë”.

Pasi ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë nëntorit, PSG e ka rimarrë veten dhe është rikthyer te fitoret: “Po, mësohet akoma më shumë nga humbjet, – ka theksuar Zlatan. – Pasi humbëm një seri ndeshjesh, skuadra bëri llogaritë dhe kuptoi se kjo nuk ishte e pranueshme. Kemi patur zgjedhje të reja taktike dhe kemi punuar shumë”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta