Interit i duhen edhe dhjetë pikë, ka një kalendar të favorshëm dhe Sudetto tashmë është shumë pranë
Zërat për një lamtumirë të mundshme të tijën nuk shuhen, por raportet tashmë të ftohta me Roberto Mancini-n të lënë të kuptosh se Mario Balotelli e Manchester City kanë prej kohësh mosmarrëveshje.
Megjithatë, ka një zë që del kundër “korit”, është pikërisht ai i sheikut dhe padronit të “Citizens”, Mansour, i cili ka thënë për “The Sun”: “Besoj se Balotelli duhet të qëndrojë, por shumë gjëra varen prej tij. Duhet të kemi parasysh se Mario ka qenë një investim i rëndësishëm për ne”.
“Ky klub, – ka shtuar më pas Mansour, – nuk i hedh tutje kapitalet e investuara”. Sa i përket raporteve mes tij e lojtarit, ai sqaron: “Janë shumë të mira”.
Kujtojmë se aktualisht për Balotelli-n ka vetëm një mundësi, që të largohet nga Manchester City, pikërisht ajo e rikthimit në Itali në formë huazimi te Milan, ekip që mendon prej kohësh për të si një përforcim i rëndësishëm në sulm.
Problemi, siç kanë theksuar shpesh herë Berlusconi dhe Galliani, janë shpenzimet e tepruara dhe të papërballueshme që SuperMario “mbart me vete”.
Top Channel