“Të mjerët”, vizitë në getot e Brazilit

31/12/2012 14:55

Me Botërorin e vitit 2014 dhe Lojrat Olimpike të Rio de Zhaneiros në 2016-n që po afrojnë, Brazili ka nisur një luftë të ashpër ndaj krimit të organizuar, për të përmirësuar sigurinë dhe reputacionin e vendit.

Megjithatë, shteti më i madh i Amerikës së Jugut, me ekonominë e gjashtë në botë, ka dy anë diametralisht të kundërta. Nga njëra anë, atë të një vendi dinamik, në zhvillim të vazhdueshëm dhe nga ana tjetër, atë të një shteti mosfunksional, i ilustruar në getot e quajtura favelas, ku jeta e banorëve nuk ka asgjë të ngjashme me jetën e një qënie njerëzore.

Favelat, për shumë kohë kanë qenë parajsa e trafikantëve të drogës dhe për të ndërhyrë në to, policisë i duhet të përdorë mjete të rënda, forca speciale dhe trupa ushtarake.

Megjithatë, një fotograf guximtar, arriti të bindte drejtuesit e një getoje që ta linin të hynte, për të ilustruar nëpërmjet imazhesh fotografike kushtet e jetesës në këto lagje, futja në të cilën si i huaj dhe pa autorizim, sjell pothuajse në çdo rast zhdukjen pa lënë gjurmë të kujtdo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA