AK: Berisha fsheh krizën ekonomike

31/12/2012 00:00

Aleanca Kuqezi ka akuzuar paraditen e së hënës kryeministrin Sali Berisha për gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet populli shqiptar.

Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesi i AK, Myslym Pashai deklaroi se kryeministri mundohet të fshehë varfërinë me deklarata absurde, që e bëjnë Shqipërinë një vend me mirëqënie.

“Berisha mohon situatën e rëndë ekonomike në një kohë kur borxhi publik ndodhet në skajin më të lartë, kur jemi vendi më i korruptuar dhe kemi një qeveri skandaloze”, deklaroi Pashai.

Përfaqësuesi i grupimit kuqezi denoncoi gjithashtu edhe praninë e një sërë fenomeneve në vend, që sipas tij rrënojnë çdo ditë e më shumë shoqërinë shqiptare.

“Skamja dhe varfëria janë në rritje, ndërsa bizneset të kërcënuara. Fshati po zhduket, gjakmarrja përgjak dhe fëmijët po jetojnë në kulla. Duhet një model i ri për të zgjuar votën e lirë tek qytetarët”, shtoi Pashai.

Deklaratat e tij i referoheshin takimit të fundvitit që kryeministri zhvilloi me anëtarët e kabinetit të tij, të cilin ia kushtoi plotësisht ekonomisë së vendit, që në kohën e krizës së rëndë europiane dhe botërore, sipas kryeministrit, nuk ra në reçension por pati rritje pozitive e të qëndrueshme ekonomike.

Kryeministri u fokusua në raportin e grupit të Bostonit, që duke analizuar 51 tregues të zhvillimit për 140 vende të botës, vlerësonte se sa pasuritë kombëtare dhe rritja ekonomike kanë ndikuar në mirëqënien e qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi.

AK, protestë në Tiranë

Aktivistet e Aleances Kuqezi janë përplasur me policinë në qendër të Tiranës ku kanë dashur të vendosin në pemen e Vitit te Ri nje tjeter peme, ate qe ata e kishin cilesuar si ‘pema e mashtrimeve te Kryeministrit Berisha’.

Aleanca tha se per zhvillimin e ketij aktivitetin kishte siguruar lejen e policise, por sipas saj ka qene policia bashkiake e Lulzim Bashes qe nuk i ka lejuar me preteksin se pengonte kalimin e kembesoreve. 

Ata thane se kunder tyre eshte perdorur force fizike duke mos lejuar edhe vendosjen e banderoles se prodhur me rastin e ketij aktiviteti.

Sipas tyre ky eshte regjimi i dhunes se Qeveria Berisha dhe pinjolli i tij ne bashki Lulzim Basha kane instaluar. Aleanca akuzoi kryeministrin per shnderrimin e Shqiperise ne vendin e pare per korrupsion ne Europe.

 

Top Channel