Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Stërvitje kolektive në poligon dhe leksione në klasë se si të mbash një pistoletë dhe të reagosh në rast sulmi.
Ndërsa në Amerikë vijon më i ndezur se kurrë debati për kontrollin e armëve, qindra mësues po pajisen për të mbrojtur nxënësit nga sulme të reja me pistoleta dhe armë automatike.
Pas masakrës që më 14 dhjetor regjistroi 26 viktima nga studenti 20-vjeçar Adam Lanza në Konektikat, kompania lobuese më e fuqishme e armëve në SHBA, National Rifle Association ka bërë thirrje për vendosjen e rojeve të armatosura në shkolla dhe ka inkurajuar mësuesit që të pajisen me pistoleta.
Nuk është vetëm rasti i një mësuesi në një shkollë në Minesota, që një ditë pas ngjarjes në Konektikat ishte paraqitur në klasë me një “Magnum 357”.
Këto ditë në Solt Lejk Siti, në Jutah, 200 mësues kanë nisur një kurs për të mësuar përdorimin e një arme zjarri në rast emergjence.
Për t’i marë dorën, ata përdorin pistoleta plastike dhe ndjekin leksionet në sallën e konferencave të një stadiumi hokeji.
“Po japim mësimet bazë në mënyrë që mësuesit të jenë në gjendje të përdorin armët. Këtu po flasim për profesionistë në gjendje të marrin masa për të mbajtur një pistoletë në mënyrë të sigurtë”.
Deklarata është bërë nga Clark Aposhian, president dhe trainer i Utah Shooting Sports Council, që ka ndërmarrë edhe iniciativën.
Top Channel