Mandela, i qetë në shtëpinë e tij

29/12/2012 00:00

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela ndodhet prej disa ditësh në shtëpinë e tij pasi kaloi dy javë në spital.

“Ai është më mirë dhe në praninë e familjes së tij”, ka dekalruar një nga dy vajzat e tij, Zenani Mandela Dlamini.

Heroi i luftës kundër aparteidit, aktualisht 94 vjeç, u shtrua në spital më 8 dhjetor për shkak të një infeksioni në mushkëri dhe iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje.

Familjarët kanë përgënjeshtruar ndërkohë zërat se fituesi i çmimit Nobël për Paqen është kthyer në shtëpi sepse ndodhet në prag të vdekjes.

Ky shtrim në spital ka qenë më i gjati për presidentin e parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut që kur la burgun në vitin 1990.

Zoti Mandela jeton në Kunu, një fshat rural në provincën e Kepit Lindor, ku ai thotë se ka kaluar ditët më të lumtura të fëmijërisë së tij.

Ai u tërhoq nga jeta publike në vitin 2004 dhe që atëherë është shfaqur rrallë herë në publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB