“Falkland”, Thatcher kërcënoi Francën

29/12/2012 00:00

Margaret Thatcher i bëri presion Francës që të mos i dorëzonte Perusë një ngarkesë me raketa “Exocet”, nga frika se mos përdoreshin nga Argjentina kundër anijeve britanike gjatë luftës në ishujt Falkllands.

Kështu rezulton nga disa dokumenta mbi qeverinë e Zonjës së Hekurt në vitin 1982, të sapo dala nga arkiva e shtetit.

Edhe pse marrëdhëniet mes Londrës dhe Parisit ishin miqësore, Thatcher prapa skenave i bëri kërcënime presidentit të atëhershëm francez, Francois Mitterand.  

Ndërkohë, një dokument tjetër tregon se Zonja pagoi nga xhepi i saj për të gjetur të birin Mark, i zhdukur për gjashtë ditë në Sahara gjatë garës Paris-Dakar në 1982-shin.

Sipas dokumentave, Thatcher, e vendosur të mos rëndonte mbi shpenzimet e taksapaguesve, derdhi 5 mijë stërlina për operacionin.

Megjithatë, kryeministrja ua la algjerianëve faturën e qërasjes me pije të gjithë personave pasi i biri i saj mbërriti në hotel, tregojnë më tej dokumentet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB