Tunizi, vdes pasi ha 28 vezë të gjalla

28/12/2012 10:15

Një djalë tunizian ka vdekur pasi ka ngrënë 28 vezë të gjalla për një bast të vënë me shokët.

20-vjeçari Dhaou Fatnassi kishte vënë bast se mund të hante 30 vezë të pabëra, por pas vezës së 28 pati dhimbje shumë të forta barku.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë gjatë rrugës.

Ndërkohë që vezët e gatuara siç duhet janë një burim i madh proteinash dhe të domosdoshme për një dietë të shëndetshme, ato të paskuqurat apo të pazierat mund të shkaktojnë helmim ose mund të përmbajnë bakterin e salmonelës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA