Regjimi i Bashar al-Assad në Siri ka qëlluar të paktën dy raketa tokë-tokë të prodhimit irianian ndaj kryengritësve, deklaruan të premten për “CNN” dy zyrtarë të lartë amerikanë.
Raketat “Fateh A-110” janë një risi në luftën civile 21-mujore dhe përbëjnë një version të modifikuar të raketave të mëparshme “Scud”, të përdorur nga regjimi sirian në javët e mëparshme.
Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të identifikoheshin, për shkak të ndjeshmërisë së këtij lajmi, por sipas “CNN”, burimet mund të konsiderohen të “sigurta dhe mirëinformuara” .
”Fateh” janë raketa me rreze prej 200 kilometrash dhe konsiderohen tepër efikase, ndërsa mund të telekomandohen gjatë rrugës së tyre.
Sipas Uashingtonit, regjimi i al-Assad ka nisur të përdorë gjerësisht raketat, për të mbrojtur avionët gjuajtës, disa prej të cilëve janë qëlluar nga armët më të sofistikuara tashmë në dorë të rebelëve.
Top Channel