Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Numri i te varferve ne Shtetet e Bashkuara eshte rritur ne 46 milione nga 31 milione qe ishte ne fund te shekullit te kaluar, duke mberritur keshtu nje nivel te ri rekord. Te dhenat e censusit, tregojne se qe prej krizes financiare te 2008-tes, numri i te vobekteve ne Amerike qe jane regjistruar ne organizatat e ndryshme te ndihmes, eshte rritur me 60%.
Shumica e ketyre njerezve jetojne me kuponet e ushqimit qe u jep qeveria. Me afrimin e mbremjes se nderrimit te viteve, te pastrehet ne Nju Jork pergatiten te plotesojne formularin e leshuar nga koalicioni i te pastreheve ne muajin gusht.
Sipas organizates, ne qytet jane rreth 46.000 vete pa nje kulm mbi krye dhe numri sa vjen e rritet. Disa shoqata bamiresie nisen t’i ndihmojne te pastrehet me ushqime. Nje prej tyre, Soup Kitchen ofron nje vend ku te vobektet e kane te siguruar nje vaft falas cdo dite.
Raportet e fundit mbi ekonomine percjellin nota optimizmi. Javën e kaluar numri i amerikanëve të papunë ra në nivelin më të ulët në më shumë se katër vjet. Në raportin e Departamentit të Punës thuhet se për herë të parë kërkesat për ndihmë financiare nga të papunët u pakësuan me 12 mijë, cka konsiderohet domethenese.
Top Channel