SHBA, 4 ditë larg “humnerës”

28/12/2012 00:00

Republikanët dhe demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë vetëm 4 ditë kohë për arritjen e një marrëveshjeje përpara se të hyjë në fuqi rritja e taksave dhe shkurtimi drastik i shpenzimeve.

Bisedime të minutës së fundit do të zhvillohen ne Shtepine e Bardhe. Presidenti barak obama do te takohet me lideret demokrate e republikane ne senat Heri Rid dhe Miç Mekonëll, Kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër si dhe lideren e pakicës, Nensi Pelozi. analistet jane te bindur se rreshqitja ne greminen fiskale do ta zhyste Ameriken ne nje tjeter recesion e do te ngadalesonte rimekembjen e ekonomise globale.

Megjithate, shume prej tyre e shohin si mjafte te veshtire gjetjen e nje zgjidhjeje perpara vitit te ri. Udhëheqësit republikanë të Kongresit i kerkuan perseri dhomes se perfaqesueve te zhvilloje nje sesion të djelën në mbrëmje. Dhoma i mbylli punimiet javën e kaluar pasi nuk ariti të bënte gjë për një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë. senati, megjithate, e vazhdoi punen. mekonell mendon se ka ende kohe per te shmangur katastrofen fiskale dhe nje krize ekonomike plotesisht te evitueshme, sic e quajti ai.

“E verteta eshte se gjendemi perballe nje situate mjaft te veshtire. uen them se kete bisede duhet ta kishim bere muaj me pare. Republikanet nuk kane perse mbushin nje cek te bardhe per cdo propozim te demokrateve ne senat. nuk do te ishte e drejte per popullin amerikan. Megjithate, shpresoj te shfrytezohen ditet e mbetura per ti shpetuar taksapaguesit tane nga nje ngerc ekonomik i cili fare mire, mund te shmanget”, deklaroi Miç MeKonell, lider i pakics ne Senat.

Udheheqesi i shumces demokrate ne senat ia hodhi fajin republikaneve per gjendjen e krijuar.

“Te vetmit njerez ne Amerike qe mendojne se taksat mbi pasaniket nuk duhen rritur, jane republikanet qe punojne ne kete godine”, tha Herri Reid.

Marreveshja per te ndaluar 600 miliarde dollare rritje taksash dhe ulje shpenzimesh duhet arritur deri ne 31 dhjetor permes nje formule alternative te reduktimit te deficitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB