Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka vijuar të lëshojë apel në drejtim të dy
partive të medha. Ai ka zgjedhur Ndërmenasin, komune në Fier, emri i të
cilës u përmend shpesh gjatë konfliktit për këtë qark për t’i kërkuar
Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike me të cilën qeveris, të heqin
dore nga taktikat dhe manovrat paraelektorale.

“Të lënë mënjanë taktikat e tyre destruktive dhe të përpiqen për një klimë sa më konstruktive për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, në mënyrë që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë një model i shkëlqyer i demokracisë dhe i qytetërimit europian të të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.

Duke fajesuar konfliktualitetin e dy partive te medha per tre deshtimet me statusin e kandidatit per ne BE, Meta foli per here te pare ne takimet me elektoratin e tij per aleancat e ardhshme. Ai nuk la asgje te nenkuptuar ne kete deklarate, po la te kuptohet se partia e tij mbetet e hapur dhe ne pritje ne tregun politik.

“Ne jemi forcë e hapur për të bashkëpunuar megjithë ata të cilët i kanë parësore interesat e vendit dhe ato të integrimit europian”, tha Meta.

Top Channel