Natë terrori për Neil Aynaoiu; një bandë e armatosur i grabit vilën në Castel Fusano
Ibra pushton edhe… fjalorët. Sprakradet, subjekti që kujdeset për gjuhën suedeze, ka publikuar listën e 40 fjalëve të reja, që janë bërë pjesë e përdorimit të përditshëm.
Mes tyre figuron edhe folja “zlatanera” (suedisht), e cila nënkupton “dominim” ose “të bësh dicka me forcë”.
Neologjizma ka “marrë jetë” në Francë, ku sulmuesi po lë shenjat e tij, dhe brenda një kohe të shkurtër është përhapur kudo, aq sa ka arritur të marrë edhe miratimin zyrtar.
“Duam të tregojmë se gjuha është produkt i një procesi dinamik demokratik, pjesë e së cilës jemi të gjithë. Cdo individ që flet suedisht, mund të kontribuojë në krijimin e fjalëve të reja”, ka thënë Per-Anders Jande, duke motivuar kështu kthesën “futbollistike” të adoptuar nga instituti prestigjioz.
“Zlatanera e ka origjinën nga frengjishtja. Ibrahimovic po luan në Francë dhe nga ai vend është krijuar ky term. Ne e kemi huazuar nga andej”.
Top Channel