Pas më shumë se dy orë shqyrtim, gjykatësi i Tribunalit të Aquila-s, Giuseppe Grieco, ka dënuar me 4 vite burg për vrasje të shumëfishtë dhe dhe plagosje nga pakujdesia, Livio Bearzi-n, drejtor i konviktit kombëtar të Aquila-s, të i shembur nga tërmeti i 6 prillit 2009.
Gjatë atij aksidenti, mbetën të vdekur 3 minorenë: Luigi Cellini, 15 vjeç, nga Trasavvo (Aquila) dhe dy të huaj, Ondreiy Nouzovsky, 17 vjeç, dhe Marta Zelena, 16 vjeç. Edhe dy djem të tjerë mbetën të plagosur.
Gjykatësi, ndryshe nga vendimi i mësipërm, ka liruar nga të njëjtat akuza ish-drejtuesin e provincës së Aquila-s, Vincenzo Mazzotta, përgjegjës për i godinës për llogari të entit provincial, i cili drejton konviktin dhe shkolla të tjera. Ky i fundit, i mbrojtur edhe nga i ati, avokati Antonio Giuseppe Mazzota, gjatë leximit të vendimit nisi të përlotej.
Për të dy, prokurorët, Fabio Picuti dhe Roberta D’Avolio, kishin kërkuar 4 vite burg. Sipas akuzës, drejtori nuk evakuoi ndërtesën pas tërmetit paraardhës të atij tragjik, të orës 03:32 të natës në 6 prill 2009.
Me verdiktin e tij, gjykatësi ka dhënë një shumë “të përkohshme” prej 200 mijë euro, për të vetmin subjekt civil të paditur në këtë proces, familjen e Luigi Cellini.
Top Channel