Leo Messi refuzon pasurinë ruse

27/12/2012 14:15

Sipas ‘El Mundo Deportivo’, gazetës sportive spanjolle shumë pranë Barcelonës, Leo Messi ka refuzuar një ofertë të pabesueshme nga ana e një klubi rus.

Bëhet fjalë për 30 milionë euro në sezon për futbollistin, ndërsa klubi katalanas do të përfitonte plot 250 milionë euro nga shitja e futbollistit më të mire në botë.

“Pleshti” ka vlerësuar ofertën, por e ka refuzuar dhe ka zgjedhur të rinovojë me Barcelonën deri në vitin 2018.

Messi në këtë mënyrë ka vënë para pasurisë ndeshjet e forta dhe titujt e rëndësishëm që me një klub rus vështirë se do i fitonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA