Pas rritjes ekonomike, që sipas kreut të Qeverisë Sali Berisha na rendit
të dytët në Europe pas Gjermanisë, kreu i ekzekutivit foli për një
tjeter rekord të Shqipërisë në këtë drejtim.

Duke iu referuar një studimi të ‘Boston Grup’ për Vlerësimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik, Berisha tha në sallën e Parlamentit se renditemi në vendin e katërt në Botë në një tregues që lidhet me mirëqenien, ku përpara kemi vetëm Brazilin, Zelandën e Re dhe Poloninë.

“Shqipëria renditet e katërta në Botë për shtimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët e saj, sepse Shqipëria në një hark kohor të shkurtër ka investuar në rrugët, rrugicat e qyteteve dhe fshatrave të vendit, duke asfaltuar 10 mijë kilometra rrugë dhe më shumë”, tha Berisha.

“Çfarë reformash keni bërë? CEZ-in po e përzë apo po të ikën, ARMO, një grabitje kombëtare, Albpetroli, një mashtrim klasik deri tani që i ke bërë opinionit publik. Ku janë reformat e tua? Ku është suksesi yt”, tha kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi. Ai i kerkoi Kryeministrit t’i referohet raportit te “Transparenci International”, ku Shqiperia rezultoi me e korruptuara ne rajon.

“Mbajeni ju statistikën e faqezinjve të korruptuar, por statistika e vërtetë e 51 treguesve të zhvillimit të këtij vendi tregon se Shqipëria është ngjitur në ato lartësi që nuk kanë qenë kurrë”, tha Berisha.

Ne seancen e fundit parlamentare per kete sesion, Berisha e Ruci debatuan edhe deshtimin me statusin e vendit kandidat. Kryeministri akuzoi kreun e opozites per bllokimin e tre ligjeve dhe tha se nderkombetareve Edi Rama iu ka raportuar se ia ka kerkuar Gramoz Ruci te mos votohen ligjet, si deputet i qarkut te Fierit. Por ky i fundit e cilesoi diversion dhe tha se vendi nuk e morri statusin kandidat per ne BE edhe per shkak te marredhenies qe Kryeministri ka me ligjin dhe moszbatimin e tij.

 

Top Channel