Cristiano Ronaldo nuk do të pranojë ofertën e rinovimit të kontratës që do i ofrojë Reali i Madridit. Sipas ‘AS’, ylli portugez ka vendosur që të përmbushë edhe dy vitet që i mbeten në kontratë e më pas të largohet me parametra zero.
Sulmuesi kryesor i klubit madrilen nuk është aspak i lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe trishtimi i tij nuk ka të bëjë me paratë dhe këtë e tregon fakti se ai do të refuzojë kontratën e re të përmirësuar që do i ofrohet nga klubi.
Cristiano kërkon nga Reali më shumë mbështetje dhe mbrojtje, atë që bën Barcelona për Messin.
Reali kërkon që ta zgjidhë këtë çështje me rritjen e rrogës nga 10 milionë euro neto në sezon (pa përfshirë bonuset) në 15 milionë, në një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2018.
Nëse Cristiano nuk pranon, Reali me shumë mundësi do të pranojë ofertën e Paris Saint Germain, një nga të paktat klube që në këtë kohë krize mund të blejë dhe të ofrojë një rrogë të majme për një futbollist si portugezi.
Top Channel